Drejtori Ekzekutiv, z. Donjaldo Hoxha, i ftuar në ProBusiness për të diskutuar mbi vështirësitë e sektorit të përpunimit të qumështit
Situata e vështirë e industrisë së përpunimit të qumështit. Në emisionin ProBusiness, pranë Klan Plus, u diskutua me detaje mbi vështirësitë e mëdha të sektorit të përpunimit të qumështit si informaliteti, kostot e shtuara, vështirësitë e blegtorëve, subvencionet e munguara, rënia e fuqisë blerëse, rritja e prezencës së produkteve të importit në vendin tonë, disavantazhet e blegtorisë dhe sektorit në krahasim me rajonin.