Ekspertët paralajmërojnë: Pirja e qumështit të papërpunuar mund të rrezikojë seriozisht shëndetin

Pavarësisht pretendimeve që qarkullojnë në rrjete sociale apo burime alternative, pirja e qumështit të papërpunuar (të papasterizuar) nuk është e sigurt për konsum. Ekspertët e shëndetit theksojnë se mikrobet që gjenden në këtë lloj qumështi mund të shkaktojnë sëmundje të rënda dhe madje të rrezikshme për jetën. Pa diskutuar përmbajtjen e ujit (që varion nga 15-25%) dhe cilësinë e tij.

Çfarë është qumështi i papërpunuar?

Qumështi i papërpunuar është qumështi që merret drejtpërdrejt nga kafshë si lopët apo dhitë, pa kaluar në procesin e pasterizimit, i cili shkatërron mikrobet e dëmshme përmes ngrohjes në temperatura të caktuara.

Disa persona pretendojnë se qumështi i papërpunuar ka shije më të mirë ose se ofron përfitime shtesë shëndetësore, si trajtimi i intolerancës ndaj laktozës, alergjive apo përmirësimi i shëndetit të zorrëve. Megjithatë, studimet shkencore nuk mbështesin asnjë prej këtyre pretendimeve.

Rreziqet shëndetësore nga qumështi i papërpunuar

Sipas specialistes së sëmundjeve infektive, Dr. Michelle Chan nga Spitali Beth Israel Deaconess, pirja e qumështit të papërpunuar është një trend shqetësues: “Jam e alarmuar që pirja e qumështit të papërpunuar po kthehet në modë. Ka një arsye shumë të fortë pse ushqimet dhe pijet pasterizohen sot,” – shpjegon ajo.

Qumështi i papërpunuar mund të përmbajë baktere të rrezikshme si Salmonella, E. coli, Listeria dhe Campylobacter dhe mikrobe që mund të shkaktojnë helmime ushqimore të rënda me simptoma si diarre, ethe, dhimbje barku dhe në raste të rënda, komplikacione që kërcënojnë jetën.

Grupet më të rrezikuara janë:

  • Foshnjat dhe fëmijët e vegjël
  • Gratë shtatzëna
  • Të moshuarit
  • Personat me sistem imunitar të dobësuar (si ata me kancer, diabet, HIV/AIDS, ose pas transplantit të organeve)

Çfarë është pasterizimi dhe pse është i rëndësishëm?

Pasterizimi është procesi i ngrohjes së qumështit në të paktën 63°C për 30 minuta (ose 72°C për 15 sekonda) për të vrarë mikrobet patogjene. Ky proces, i shpikur nga shkencëtari Louis Pasteur në vitin 1864, siguron që qumështi të jetë i sigurt për konsum, pa ndryshuar ndjeshëm vlerat ushqyese apo shijen.

A humbet qumështi i pasterizuar vlerat ushqyese?

Jo. Sipas CDC (Centers for Disease Control and Prevention) dhe FDA (Food and Drug Administration), qumështi i pasterizuar ka të njëjtën përbërje ushqyese si qumështi i papërpunuar, pa rreziqet që sjell ky i fundit dhe me një veçanti në ndryshimin shijor. Ai përmban të gjitha proteinat, kalciumin, vitaminat dhe mineralet që i duhen trupit.

 

Share this post


Politika e Privatesise

Cookies

Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.

Cookies në shfletuesin e internetit

Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.