Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit përshëndet ndalimin e misrit të kontaminuar me aflatoksinë
Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit vlerëson pozitivisht veprimin e ndërmarrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për ndalimin në kufi të ngarkesave me misër të kontaminuar me aflatoksinë.
Ky vendim është një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë ushqimore kombëtare, shëndetit publik dhe cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimeve të përpunuara.
Aflatoksina, si substancë toksike e prodhuar nga myqet që zhvillohen në misër të ruajtur në kushte jo të përshtatshme, ndikon në shëndetin e njeriut dhe të kafshëve, si dhe dëmton imazhin e prodhuesve vendas në tregun e brendshëm dhe atë të eksportit.