Deklaratë zyrtare

Në ditët e fundit kanë qarkulluar disa informacione të pasakta dhe të ekzagjeruara që kanë krijuar shqetësim tek konsumatorët dhe publiku. Si pjesë e industrisë së përpunimit të qumështit, ne ndiejmë detyrimin të komunikojmë qartë, me maturi dhe transparencë. Siguria e konsumatorit është prioriteti ynë absolut. Çdo produkt kalon kontrolle të rregullta, analiza laboratorike dhe standarde të certifikuara. Ne punojmë çdo ditë për të garantuar cilësi, siguri dhe qetësi për familjet shqiptare.

Dëshirojmë të sqarojmë se në rastin konkret janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore dhe institucionale, në bashkëpunim të plotë me strukturat zyrtare. Proceset e marrjes së mostrave, tërheqjes së lottit dhe verifikimit laboratorik janë kryer sipas udhëzimeve dhe praktikave standarde. Ekspertët e industrisë së përpunimit të qumështit theksojnë se në asnjë moment produktet e Zepa Natyral nuk kane përbërë rrezik për konsumatorin shqiptar, dhe se çdo rast i ngritur është trajtuar menjëherë dhe me seriozitet maksimal.

Aflatoksina është një ngarkesë që vjen nga ushqimi i kafshëve, kur ky ushqim nuk ruhet sipas kushteve të rekomanduara—diçka që, për fat të keq, ndodh herë pas here në rajonin e Ballkanit. Edhe në nivel ndërkombëtar, normat e aflatoksinës ndryshojnë: në Shqipëri dhe BE janë më strikte, ndërsa në SHBA, Kanada, Japoni dhe Izrael nivelet e lejuara janë deri 10 herë më të larta.

Disa raportime mediatike të ditëve të fundit nuk janë bazuar në verifikim të plotë institucional, duke krijuar perceptime të padrejta dhe duke dëmtuar punën e qindra familjeve të përfshira në këtë sektor. Ne besojmë se siguria ushqimore duhet të mbrohet me profesionalizëm dhe jo të përdoret për të krijuar panik apo klikime. Ne mbështesim plotësisht bashkëpunimin me institucionet, transparencën dhe çdo procedurë zyrtare që garanton sigurinë ushqimore. Çdo shqetësim duhet trajtuar me fakte, profesionalizëm dhe përmes rrugëve institucionale.

U bëjmë thirrje mediave të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në verifikimin e informacionit, sepse fjala publike ka peshë dhe prek drejtpërdrejt besimin e qytetarëve dhe imazhin e prodhimit vendas. Konsumatorëve tanë u garantojmë se përkushtimi ynë ndaj cilësisë dhe sigurisë mbetet i palëkundur. Ne jemi këtu për të shërbyer me transparencë, ndershmëri dhe respekt ndaj çdo familjeje që na beson.

Share this post


Politika e Privatesise

Cookies

Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.

Cookies në shfletuesin e internetit

Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.