Deklaratë zyrtare

Shoqata “Industria e Përpunimit të Qumështit” (IPQ) hedh poshtë pretendimin e dhënë në “Dritare TV”,  nga veterineri Aleksandër Jorgaqi dhe moderatorja Rudina Xhunga, mbi përdorimin në sasi të mëdha të qumështit pluhur nga Industria e Përpunimit të Qumështit në Shqipëri.

Dëshirojmë të informojmë publikun, institucionet dhe partnerët tanë se ky pretendim është i pavërtetë, i pabazuar në të dhëna zyrtare dhe përbën shpifje që dëmton imazhin e industrisë së qumështit në vend.

Të gjithë anëtaret e IPQ respektojnë Ligjin e Ushqimit (ligji nr.9863 dhe ligji nr.9441), ku çdo ingredient shtesë duhet shënohet në etiketën e produktit.

Bazuar në të dhënat që paraqet Eurostat, Shqipëria në krahasim me vende si Italia, Greqia, Kroacia, ka konsumit më të ulët të qumështit pluhur. Saktësisht, në Shqipëri konsumi i qumështit pluhur në vit është 472 gr/njeri, ndërkohë që në Itali është 1.45 kg/njeri, në Kroaci është 797 gr/njeri dhe në Greqi është 758gr/njeri.

Pra, rezulton që pavarësisht masivitetit të sektorëve përdorues (pastiçeri, akullore etj.), Shqipëria është një nga vendet që ka konsumin më të ulët të qumështit pluhur në Europë.

Këto intervista apo mesazhe mediatike janë dezinformuese dhe me keqdashësi për të prishur imazhin e sipërmarrjes në Shqipëri dhe të Industrisë Përpunuese të Qumështit, në veçanti.

Share this post


Politika e Privatesise

Cookies

Një cookie është një skedar i vogel të cilin një website e ruan në kompjuterin apo në pajisjen tuaj kur ju vizitoni këtë faqe. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që website të memorizojë aktivitetin tuaj dhe preferencat (të tilla si aksesi, gjuha, përmasa e gërmave si dhe preferenca të tjera të shfaqjes, kështu qe ju nuk do t’ju duhet të ri-fusni të dhëna të tilla sa herë që riktheheni në faqe apo navigoni nga një faqe në një tjetër.

Cookies në shfletuesin e internetit

Faqja jonë mund të përdorë cookies për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. Ndërfaqja e internetit të përdoruesit ruan cookies në kompjuterin e tij për qëllime të ruajtjes se gjurmëve të vizitës nëpër faqe. Përdoruesit mund të zgjedhin të refuzojnë cookies ose të vendosin një sistem sinjalizimi sa herë që dërgohen cookies. Në qoftë se përdoruesit zgjedhin këtë opsion, pjesë të caktuara të faqes mund të mos funksionojnë sic janë programuar.