Integrimi në BE dhe sfidat e sektorit, Shoqata IPQ takim zyrtar me drejtues të Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural
Më datë 3 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, u zhvillua një takim ndërmjet përfaqësuesve të Shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit” (IPQ) dhe përfaqësuesve të Ministrisë.
Fokusi i takimit ishte diskutimi i problematikave të sektorit dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim institucional.
Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila synon integrimin në Bashkimin Europian.
Një nga kapitujt kyç që pritet të hapet në këtë proces është ai i bujqësisë. Në këtë kontekst, Shoqata IPQ e konsideron bashkëpunimin me institucionet si një domosdoshmëri, me qëllim që integrimi të realizohet me sa më pak pasoja negative për bizneset dhe të sigurohet përmbushja e standardeve të sigurisë ushqimore, ashtu siç kërkohet nga legjislacioni i BE-së.
Ky takim shënoi një hap konkret drejt forcimit të dialogut publik-privat për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor në vend.
Në fund, palët ranë dakord për të intensifikuar bashkëpunimin, me qëllim adresimin më efektiv të sfidave të sektorit dhe përgatitjen për procesin e integrimit.
Të pranishëm në takim
IPQ
- Z. Ilir Pilku, drejtori ekzekutiv i IPQ
- Z.Luis Ndreka përfaqësues i “Lufra SHPK”
- Z. Genald Rraboshta, përfaqësues i “KLEGEN SHPK”
- Z. Armando Musaj, përfaqësues i “AGI 11 SHPK”
- Znj. Danjela Begaj, përfaqësues e “AGS SHPK”
- Z. Orhan Miloti, përfaqësues i “ALBA MILK SHPK”
- Z.Taulant Pupa, përfaqësues i “Vita 2001”
- Z. Ritvan Begaj, përfaqësues i “Erzeni SHPK”
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
- Z. Arian Jaupllari, Zëvendësministër MBZHR;
- Z. Martin Mici, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, MBZHR;
- Znj. Luljeta Çuko, Drejtor në Drejtorinë e Politikave të Sigurisë Ushqimore, MBZHR;
- Z. Ona Murataj, Përgjegjës Sektori në Sektorin e Produkteve dhe Nënprodukteve me Origjinë Shtazore, MBZHR;
- Znj. Anxhela Shima, Specialist në Sektorin e Produkteve dhe Nënprodukteve me Origjinë Shtazore, MBZHR;
- Z. Manush Kullolli, Drejtor i Përgjithshëm AKU;
- Z. Sulejman Kullolli, Drejtor i Përgjithshëm AKVMB;
- Znj. Edlira Dibra, Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme AKU